Atifete Jahjaga ngjitet në Grykët e Rugovës: Mbeta pa frymë nga bukuritë e vendit

Lajme

Atifete Jahjaga ngjitet në Grykët e Rugovës: Mbeta pa frymë nga bukuritë e vendit

Më: 14 korrik 2018 Në ora: 07:38
Atifete ?Jahjaga

Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ndonëse e tërhequr nga politika, vazhdon të jetë një emër aktiv në mediumet shqiptare dhe rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo ka zhvilluar një aktivitet sportiv në Grykët e Rugovës, teksa është ngjitur në shkëmbinjtë dhe malet e vendit.

Në disa fotografi të publikuara në rrjetin social Facebook, ajo shkruan se ka ngelur pa frymë nga bukuritë që ofron vendi ynë atraktiv.

“Përpos që mbeta pa frymë me bukuritë e Grykës së Rugovës, mbeta pa frymë edhe nga ky angazhim i jashtëzakonshëm sportiv në këtë rajon”, shkruan ndër të tjerash Jahjaga.

Tutje, ajo shkruan se pati nderin të provojë një nga format më interesante të shijimit të bukurive natyrore.

“Pata kënaqësinë që të përjetoj njërën nga mënyrat kreative për të promovuar turizmin dhe kënaqësitë që ka për t’i ofruar Kosova Balkan Natural Advanture”, shkruan tutje ish-presidentja.

“Përpos që mbeta pa frymë me bukuritë e Grykës së Rugovës, mbeta pa frymë edhe nga ky angazhim i jashtëzakonshëm sportiv në këtë rajon. Me ftesë të Balkan Natural Advanture sot u ngjita në Via Ferrata. Një përvojë e paharrueshme”, përfundon statusin e saj Jahjaga.

Ish-Presidentja Atifete Jahjaga e përfundoi mandatin e saj në shkurt të vitit 2016, ndërsa shquhet si presidentja e parë femër e Kosovës, ndërsa vazhdon të jetë mjaft atraktive në paraqitjet e saj. 

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat