Serbët s’po mund të besojnë se presidenti Thaçi ka takuar kryeministrin e Rusisë

Lajme

Serbët s’po mund të besojnë se presidenti Thaçi ka takuar kryeministrin e Rusisë

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 13:54
Hashim Thaçi dhe Dmitry Medvedev

Biseda e shkurtër e presidentit Hashim Thaçi me kryeministrin rus, Dmitry Medvedev në Ankara tek sot ka nisur të raportohet në mediat serbe.
Edhe pse takimi ka ndodhur dje pas mesditës, raportet për këtë ngjarje kanë munguar në Serbi.

Mediat kryesore në Serbi për këtë bisedë i referohen portalit lokal serb në Kosovë.

Në këtë pasqyrim të takimit të shkurtër dhe të parit në këtë nivel Kosovë-Rusi, serbët informohen për kërkesën që Thaçi i ka bërë Medvedevit për vendosjen e komunikimit fillestar ndërmjet dy vendeve.

Por, ajo që bie në sy në këtë raportim janë komentet e serbëve. Ata sikur kanë mbetur të habitur nga ky takim, madje e lidhin si një hakmarrje të Rusisë ndaj Serbisë dhe Vuçiqit për takimin e këtij të fundit me presidentin ukrainas në Beograd, Petro Poroshenko.

Ka edhe serbë të tillë që e vënë krejtësisht në dyshim këtë fotografi, duke e quajtur edhe “mon

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat