Një i arrestuar pas rrahjes së gazetarit Cvetkoviq

Lajme

Një i arrestuar pas rrahjes së gazetarit Cvetkoviq

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 09:45
Stefan Cvetkoviq

Pjestarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Bela Crkva në Serbi, kanë arrestuar 39 vjeçarin S.Z. nën dyshimin se kishte sulmuar fizikisht gazetarin serb Stefan Cvetkoviq, mbrëmjen e së hënës.

Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Vrsac, ndaj S.Z. do të ngritet kallëzim penal për kryerjen e veprës penale “lëndim të rëndë trupor”.

Gazetari Stefan Cvetkoviq, i cili u zhduk dhe u gjet muajin e kaluar është rrahur mbrëmë në një kafene në qendër të Bela Cërkvës. Ai ishte goditur me një shufër metalike nga i dyshuari, i cili tashmë ishte dënuar para autoriteteve hetuese për kërcënimin ndaj Cvetkoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat