Avokatja: Sipas ekspertëve nuk përjashtohet vetëvrasja e Murat Jasharit

Lajme

Avokatja: Sipas ekspertëve nuk përjashtohet vetëvrasja e Murat Jasharit

Më: 2 korrik 2018 Në ora: 13:37
Azem Vllasi duke dhënë deklaratë në gjykimin për "Syrin e Popullit"

Fehmije Gashi – Bytyqi, avokatja e Murat Jasharit, njërit nga të akuzuarit në rastin “Syri i Popullit”, gjatë seancës ka thënë se se vetëm prezenca në sallë e Murat Jasharit, i vlerësuar nga ekspertët vendorë se vuan nga një çrregullim mendor është shkelje e madhe ndaj të drejtave të të mbrojturit të saj.

“I një personi që vetë prokurori i çështjes e ka vlerësu më paaftësi mendore edhe në kohën e kryerjes (së veprës) por edhe tani, konsideroj se është një shkelje e madhe ndaj të mbrojturit tim. Të përmendet skizofrenia e cila sipas shkencës së psikiatrisë bashkëshore edhe përkundër mjekimit është e pashërueshme dhe të mbahet në sallë gjykimi prapë është një shkelje e madhe”, ka thënë Fahemije Gashi – Bytyqi, avokate e Murat Jasharit.

Gashi-Bytyqi ka propozuar dëgjimin e ekspertëve që kanë dhanë ekspertizën e tyre për Murat Jasharin ndërsa ndër të tjera ka thanë se sipas ekspertëve “nuk përjashtohet as mundësia e vetëvrasjes”.

“Andaj ju ftoj që mos të vazhdojmë të rrezikojmë edhe më shumë”, ka shtuar Gashi – Bytyqi.

10 të akuzuarit në rastin e “Syrit të Popullit” ngarkohen për veprat penale hakmarrje në ndihmë, dhunim, përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe hakmarrje.

Sipas prokurorisë, të akuzuarit planifikonin shkatërrimin e strukturave themelore politike, kushtetuese, ekonomike apo shoqërore të Republikës së Kosovës me sulme dhe me vrasje ndaj personaliteteve më të larta shtetërore duke filluar nga ish-funksionarët e lartë të Kosovës prej vitit 1980 deri në 1991, duke i konsideruar si tradhtarë të vendit, e po ashtu funksionarët nga viti 1999 deri në vitin 2016.

Përveç Murat Jasharit dhe Bajrush Konjushës të akuzuarit tjerë të këtij procesi gjyqësor janë Avni Llumnica, Ragip Sallova, Sadri Ramabaja, Rexhep Topllana, Bajrush Konjusha, Sabit Berisha, Halim Halimi, Bexhet Luzha dhe Lirije Luzha./Kallxo.com/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat