‘Kompromisi nuk është dobësi jona’

Lajme

‘Kompromisi nuk është dobësi jona’

Më: 25 qershor 2018 Në ora: 17:41
Ana Brnabiq

Angazhimi i Serbisë për një zgjidhje kompromisi për Kosovën nuk duhet të interpretohet si një dobësi, por është një tregues i seriozitetit dhe fuqisë së shtetit, ka thënë kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq.

Ajo tha se ka diskutuar shkurtimisht me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për dialogun e djeshëm në Bruksel dhe vlerësuan se këto biseda kanë qenë shumë të vështira.

“Mua më duket se në këtë moment vetëm Beogradi është i gatshëm për bisedime të hapura dhe kompromis, dhe s’do të doja që ne jemi të hapur për kompromis të mos shihet kjo si dobësi jona", ka thënë Brnabiq.

Për më tepër, ajo ka thënë se Qeveria serbe do të qëndrojë pranë presidentit dhe do t'i japë atij mbështetje të plotë në dialog të mëtejshëm.

Ndryshe, presidenti Vuçiq tha të dielën në Bruksel, se u ra dakord që të gjitha problemet duhet të zgjidhen në paqe, me respekt të ndërsjellë dhe të garantojë sigurinë e qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat