Dita ndërkombëtare e detarit

Lajme

Dita ndërkombëtare e detarit

Më: 25 qershor 2018 Në ora: 07:13
Foto ilustrim

Organizata Ndërkombëtare Detare (IMO) e ka shpallur 25 qershorin si “Dita e Detarit” duke njohur kështu kontributin që japin detarët në tregtinë ndërkombëtare dhe ekonominë botërore, shpesh me sakrificë të madhe në jetën personale dhe familjet e tyre.

Dita e Detarit u festua për herë të parë në vitin 2011,  duke pasuar kështu themelimin e kësaj dite në qershorin e vitit 2010, në Manila Filipine me anë të një rezolute të pranuar  nga Konferenca e Palëve në Konventën Ndërkombëtare mbi Standardet e Stërvitjes, Certifikimit dhe Ruajtjes për Detarët (STCW 1978).

Dita e Detarit tashmë është përfshirë në listën vjetore të kremtimeve të Kombeve të Bashkuara. 

Shtrirja e rrjeteve të medias sociale  rrit ndërgjegjësimin për rolin jetik që detarët kanë në ekonominë botërore në shumë aspekte, në zhvillimin e qëndrueshëm, duke mundësuar që anijet të transportojnë deri në 90% të tregtisë botërore në mënyrë të sigurt në mënyrë efikase dhe me ndikim minimal në mjedis.   Dita e Detarit është gjithashtu një mundësi për të edukuar publikun rreth çështjeve me të cilat përballen detarët në ditët e sotme, çështje si pirateria, etj, por gjëja më e rëndësishme është mundësia  që bota të thotë “Faleminderit Detarë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat