Daçiq: Bisedimet janë të vështira

Lajme

Daçiq: Bisedimet janë të vështira

Më: 24 qershor 2018 Në ora: 19:23
Ivica Daçiq

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq tha se kompromisi është i domosdoshëm për të ardhur deri te zgjidhja e afatgjate në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Ai në një konferencë për media në Bruksel ku po mbahet faza e re e dialogut Kosovës-Serbi, ka pranuar se bisedimet janë të vështira dhe se dallimet e qëndrimit të palëve janë të mëdha.

Sipas tij, zgjidhjet e përhershme do të mund të ndihmojnë jo vetëm për pajtim, por edhe për paqen dhe stabilitetin, por edhe zhvillimin ekonomik dhe integrimet evropiane.

Daçiq: Dëshirojmë zgjidhje afatgjate

“Ne dëshirojmë të gjendet zgjidhja afatgjate, e cila bazohet në kompromis, i cili është i vështirë”, tha Daçiq duke mos specifikuar se çfarë nënkupton me kompromis si zgjidhje e problemit.  

Daçiq tha se Beogradi në Bruksel mbron interesat shtetërore dhe nuk do të pranojë kurrfarë ultimatumesh, ndërsa shtoi se pala kosovare nuk dëshiron kompromis.

Daçiq: Çfarë duhet Serbia nëse keni zgjidhur gjithçka?

“Nuk më takon mua të flas për këtë, por ne duam të kemi marrëveshje të duhur për të dyja palët. Njohja e Kosovës nga Serbia nuk vlen. Çfarë duhet Serbia nëse keni zgjidhur gjithçka? Unë thjesht nuk e di se ku Prishtina do të anëtarësohet, në cilën organizatë ndërkombëtare, kur nuk keni vota të mjaftueshme dhe si do të bëjë përparim në integrimet e BE-së, kur pesë anëtarë të BE-së nuk e njohin Kosovën ", tha Daçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat