Ish deputeti: Xhaka, Shaqiri e Behrami u treguan serbëve se teroritë e Gjeorgjeviqit dhe Çubrilloviqit janë raciste

Lajme

Ish deputeti: Xhaka, Shaqiri e Behrami u treguan serbëve se teroritë e Gjeorgjeviqit dhe Çubrilloviqit janë raciste

Nga: N.Sh Më: 23 qershor 2018 Në ora: 16:11
Behrami dhe Xhaka

Ish deputeti i Kosovës, Driton Tali thotë se mbrëmë në lojën e futbollit Zvicra – Serbi kur  shqiptarët bënë historinë duke shënuar dy gola në Rusi i kanë treguar serbëve se teoritë e racistëve Cvijiqit, Gjoergjeviqit dhe Çubrillovigjit janë të gabuara.

Tali shkruan në rrjetin social facebook se, serbët duhet me kërku falje për padrejtësitë që ju bënë shqiptarëve qe nga viti 1877.

“Mbrëmë Xhaka, Shaqiri e Behrami i treguan serbëve të ndershëm se teoritë e racistëve serb si Jovan Cvijiqit, Vladan Gjorgjeviqit, Vasa Çubrilloviqit ..., të cilat ishin inspirim për politikën serbe, janë të gabuara! Dhe se ata duhet kërkuar falje për gjithë ato padrejtësi që ju bënë shqiptarëve që nga 1877!!!”, shkruan Tali transmeton gazeta “Bota sot”

“Por, edhe këtyre banditave tanë, të cilët servilitetin e kanë bërë standard (u morr vesh me qëllim që ata të pasurohen), janë duke i bërë të njejtat padrejtësi në shqiptari sikurse Serbia dikur.

Bandita, a u bindët se konkurrenca prodhon meritokraci dhe meritokracia suksese?!”, përfundon Driton Tali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat