Heshtje në Serbi pas demaskimit të mashtrimit se Liberia ka tërhequr njohjen për Kosovën

Lajme

Heshtje në Serbi pas demaskimit të mashtrimit se Liberia ka tërhequr njohjen për Kosovën

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 19:27
Aleksandar Vuçiq

Shteti i Liberisë i ka dhënë sot goditje të fuqishme Serbisë dhe propagandës së politikës atje, duke rikonfirmuar njohjen e Kosovës.

Qeveria e Liberisë sot përmes një komunikate zyrtare për media ka thënë se do të vazhdojë të ketë raporte të mira me Kosovën dhe t’ia njohë sovranitetin, siç ka bërë në vitin 2008 kur Kosova shpalli pavarësinë.

Kjo komunikatë pason deklaratat e krerëve të shtetit serb, Vuçiq dhe Daçiq, të cilët dje kanë pritur në takim shefin e diplomacisë së Liberisë, dhe të cilën me krenari thanë se ky shtet e ka tërhequr njohjen.

Kjo bëri jehonë të madhe në mediat serbe dje, megjithatë sot, heshtje e plot si nga politika serbe ashtu edhe nga mediat.

Shumica e mediave serbe nuk kanë raportuar për rikonfirmimin e njohjes nga Liberia, duke treguar edhe një herë se janë totalisht nën kontrollin e Vuçiqit.

Madje as ministria e Jashtme e Serbisë që drejtohet nga Daçiqi nuk e tha asnjë fjalë, gjë që tregon se për të tretën herë radhazi ata mashtruan duke trumbetuar rrejshëm tërheqjen e njohjes për Kosovën nga Gana, Guiena Bisau dhe Liberia.

Mashtrimeve të Vuçiqit dhe Daçiqit në Kosovë, një pjesë e politikës dhe shoqërisë civile, vazhdon t’ju besoj, madje disa tentojnë që marrin edhe vota në kurriz të çështjeve nacionale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat