Kthehet në shtëpi 18-vjeçarja që i shkroi letër lamtumirëse familjes

Lajme

Kthehet në shtëpi 18-vjeçarja që i shkroi letër lamtumirëse familjes

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 12:01
Foto ilustrim

18-vjeçarja nga komuna e Klinës, D.C, që i shkroi letër lamtumirëse familjes së saj, është kthyer në shtëpi. Pasi ishte raportuar rasti nga familjarët, policia e ka gjetur mbrëmë rreth orës 18:00 në qytetin e Gjakovës. Gjendja shëndetësore e vajzës është e mirë.

D.C ishte raportuar e zhdukur në polici nga prindi i saj. Por, pas më shumë se 24 orëve jashtë shtëpise, ajo u gjet në Gjakovë.

Lajmin e ka konfirmuar, zyrtari për informim nga policia rajonale e Pejës, Xhevat Ibra.

“Vajza është gjetur mbrëmë rreth orës 18:00 në Gjakovë, gjendja e saj shëndetësore është e mirë”, tha Ibra.

Motivet që e çuan vajzën të largohej nga shtëpia nuk dihen. Sidoqoftë, ajo përmes një letre e kishte njoftuar familjen se dëshironte të fillonte një jetë të re. U kishte thënë se nuk po martohej por po ikte nga shtëpia për të jetuar jetën që ajo e do, pa treguar ndonjë tjetër detaj.

Gjatë ditës së djeshme, prindi i saj kishte deklaruar se vajza e tij nuk ishte e shumë e shoqëruar dhe dilte rrallë në qytet. Ai tha se vajza e tij s’ka bërë fjalë me askënd, ndërsa para katër ditësh më 18 qershor D.C i kishte mbushur 18 vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat