Ish-deputeti i Kosovës: Shqiptarët e kanë për obligim pranimin e qytetarëve të ndjekur dhe të përsekutuar

Lajme

Ish-deputeti i Kosovës: Shqiptarët e kanë për obligim pranimin e qytetarëve të ndjekur dhe të përsekutuar

Nga: N.Sh Më: 21 qershor 2018 Në ora: 19:05
Emigrantët sirian

Ish deputeti i Kosovës, Muhamet Kelmendi është pro ardhjes së refugjatëve sirian në Shqipëri.

Përmes një postimi në facebook, Kelmendi thotë se Kosova e Shqipëria e kanë obligim të ju ndihmojnë emigrantëve, ashtu sic na ndihmuan neve përgjatë luftërave në trojet shqitare.

Kelmendi përmend shpërnguljet e shqiptarëve në shekullin e kaluar, ku vazhdon edhe sot, andaj sipas tij, dy shtetet shqiptare duhet ta kryejnë këtë obligim, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ky është postimi i plotë pa ndërhyrjen e redaksisë:

Shqiptaret si rrezulltat te pushtimeve te gjata shume here jane deryruar te shperngulen nga vendlindja.

Shperngulje kemi patur gjate pushtimit otiman, sllav dhe grek.

Kurdohere kane gjerur shqiptaret strehe ne vendet e ndryshme te Evropes dhe te botes, me SHBA-te.

Vetem ne vitet 1945-1965 kemi mbi 300 mije shqiptar te vendosyr beper vende te ndryshme te notes.

Ne kohen e Jugosllavise se Titos u vendosen ne shtetet e Evropes mbi 250 mije puetore me perkatesi shëiptare si punetor te "perkohshem".

Pas vitit 1981 kemi deri ne vitin 1999 mbi 1 milione shqiptar te vendosyr neper vende te ndryshme.

Edhe nga Shqiperie u vendosen mbi 1 milione shqiptar ne Itali e ne Greqi. Shperngulja vazhdon ende.

Keto fakte trehijne domosdoshmerine qe cdo shtet duhet te kontribuoje ne drejtim te strehimit te qytetareve te ndjekur dhe te persekutuar.

Madje Shqiperia dhe Kosova kane obligime te vecanta ne kuader te kryerjes se derures ndaj emigranteve te perndjekur. Ne si shqiptar nuk duhet kursesi te jemi td veteizoluar dhe te mbyllim portst.

Te tjeret nae oane ndihmuar duhet edhe ne te ndihmojme.

MK

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat