Varroset veprimtari i UÇK-së, Hajdin Rama

Lajme

Varroset veprimtari i UÇK-së, Hajdin Rama

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 07:31
Hajdin Rama

Varrimi i të ndjerit Hajdin Rama do të bëhet sot në ora 16:00 në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve dhe veteranëve në Kleçkë.

Më 25 maj të këtij viti për nder të tij dhe kontributit të dhënë për çështje kombëtare, në fshatin Sankovc të Drenasit është zbuluar pllaka e aktiviteteve ilegale në shtëpinë e Hajdin Ramës.

Shtëpia e Hajdin Ramës, që nga viti 1994 deri në përfundimin e luftës së fundit në Kosovë, ka qenë shtab i përfaqësuesve të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po në atë shtëpi kanë marrë shumë vendime të rëndësishme për organizimin e luftës çlirimtare kundër forcave ushtarake, paramilitare dhe policore.

Për nder të Ramës dhe kujtimit për të do të mbahen homazhe në Kleçkë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat