Gjuriq i kundërpërgjigjet Thaçit

Lajme

Gjuriq i kundërpërgjigjet Thaçit

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 15:20
Marko Gjuriq

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq ka komentuar deklaratën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi i cili ka thënë se për çështjen e kufirit me Serbinë do të diskutohet në dialogun e Brukselit.

“Ajo për të cilën Thaçi flet tregon qartë se disa mendojnë se do të jetë e mjaftueshme që të sjellë delegacionin e Serbisë dhe Presidentin Vuçiq në tryezën në Bruksel dhe të marrë gjithçka. Por ata nuk duhet të llogarisin në këtë gjë sepse kjo nuk do të ndodhë”, tha Gjuriq për median serbe, lidhur me atë se si e sheh deklaratën e Thaçit përpara vazhdimit të dialogut në Bruksel që mbahet të dielën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat