Vendimi i Komunës së Ulqinit për sezonin turistik

Lajme

Vendimi i Komunës së Ulqinit për sezonin turistik

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 11:17
Ulqin

Komuna e Ulqinit njofton qytetarët se ka hyrë në fuqi vendimi i cili parasheh ndërprerjen e punimeve në ndërtim gjatë sezonit turistik.

Ky vendim parasheh ndërprerjen e punëve ndërtimore në objekte në tërë territorin e Komunës së Ulqinit.

Shërbimi i inspeksionit në ditët në vijim do të dalë në terren dhe do bëjë mbikëqyrje për të parë se sa respektohet vendim.

Ndaj secilit subjekt i cili nuk i përmbahet vendimit do të merren masa ndëshkuese respektivisht dënim në të holla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat