Policia tregon kush janë të dyshuarit e grabitjes së armatosur në veri

Lajme

Policia tregon kush janë të dyshuarit e grabitjes së armatosur në veri

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 20:04
Ilustrim

Policia e Kosovës vazhdon të kërkojë të dyshuarit për grabitjen që ka ndodhur sot në veri të vendit, afër Leposaviqit.

Sipas Policisë, të dyshuarit kryesorë për grabitjen e miliona dinarëve në veriun e Kosovës janë shqiptarë.

Kështu tha për Kallxo Besim Hoti, zëvendësdrejtori i Policisë Rajonale të Veriut të Mitrovicës.

“Dy të dyshuarit kryesorë janë dy shqiptarë, të cilët janë ende në kërkim. Mirëpo kjo nuk e përjashton mundësinë e bashkëpunimit me serbët e veriut”, tha Hoti për Kallxo.

Ndryshe, sot gjatë ditës ndodhi një grabitje e armatosur afër Leposaviqit.

Kompania e sigurimit fizik “Henderson”, e cila transporton para, është grabitur nga disa persona.

Policia ka arritur ta ndalojë veturën dhe t’i gjejë përsëri paratë e grabitura.

Ende nuk dihet vlera e saktë e parave që janë vjedhur apo që janë gjetur nga Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat