Lutja e injoruar e studentit për ndihmë në pagesën e shkollimit

Lajme

Lutja e injoruar e studentit për ndihmë në pagesën e shkollimit

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 17:41
Pamje nga video

Një fizikant i ri i Kosovës rrezikon lënien në gjysmë të studimeve master në Gjermani për shkak se nuk mund të përballojë pagesën e semestrit në universitetin ‘Hedilberg’.

Arben Tahiri që banonte në lagjen Kroi i Vitakut në Mitrovicën Veriore arriti të pranohej në universitetin gjerman për studime master në fizikë duke futur në kredi familjen për sigurimin e mjeteve fillestare për shkollim.

Babai i tij, Selim Tahiri tregon për Kallxo kërkesat që i biri i kishte bërë ndaj institucioneve për t’ia siguruar 3000 mijë euro për pagesën e shkollimit.

Tahiri i’u kishte drejtuar Minstrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Kryeministrit, Ramush Haradinaj si dhe Zëvendëskryeministrit, Behxhet Pacolli me këtë kërkesë.

Sipas babait të Arbenit, një shumë e tillë do duhej të sigurohej për studentë të dalluar siç ishte djali i tij që kreu bachelorin e fizikës në Universitetin e Prishtinës.

“Ai e ka marrë lëndën Fizikën Teorike, këtu nuk ka. Ashtu më ka thënë se qëllimi im është me përfundu taman si duhet dhe me u kthy me kontribu, me u bo përnime një universitet i mirë çfarë ëndërrojnë këta gjenerata e re”, tha Tahiri.

Ai bëri thirrje që qeveria të bëjë reduktime të shpenzimeve të tjera për t’i ndihmuar studentëve.

“Nuk po e llogaris tash veq pse është djalë i imi por me i dalë në ndihmë thjesht, me gjetë zemër, me gjetë forcë. Së paku munden me i bo disa reduktime për harxhime që dihet se çfarë janë duke i bë, sa Zëvendësministrat..Bile së paku dy paga të një Zëvendësministri”, tha Tahiri

Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në anën tjetër thonë se me kërkesa të tilla përballen shpesh.

Këshilltari i ministrit të Arsimit, Valmir Gashi tha për Kallxo se nuk kanë kod buxhetor të veçantë për këto kërkesa mirëpo ndihma jepet përmes bursave.

“Kërkesa në fjalë është në mesin e kërkesave të shumta që i drejtohen ministrit, por ne nuk kemi mundësi të mbështesim një kërkesë të tillë në mungesë në një kodi të veçanë buxhetor.Gjithsesi, MAShT tashmë ka disa bashkëpunime ndërkombëtare qe përmes bursave përfitojne studentët e dalluar, dhe ne zakonisht afatet e tilla i nxjerrim edhe në faqen zyrtare të Ministrisë”, tha Gashi.

Selim Tahiri gjithashtu tregoi se një ndihmë të vogël financiare ndaj djalit të tij kishte ofruar Kryetari i Komunës së Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri ndërsa thotë se një ndihmë të tillë nuk pret nga Kryetari i Komunës ku jetojnë, Goran Rakiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat