Thaçi, Veseli, Syla e Grabovci plaçkitën fondet “Vendlindja thërret” dhe “Tre përqindshin”

Lajme

Thaçi, Veseli, Syla e Grabovci plaçkitën fondet “Vendlindja thërret” dhe “Tre përqindshin”

Nga: N. Sh Më: 18 qershor 2018 Në ora: 13:18
Grabovci, Veseli, Thaçi Syla

Ish-pjesëtari i SHIK-ut, Naim Miftari thotë se piratët e Rognerit kanë vjedhur shumicën e parave të fondit “Vendlindja thërret”.

Përmes një postimi në facebook, Miftari thotë se, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Azem Syla, Adem Grabovci e të tjerët përveç këtij fondi ata vodhën edhe fondin e “Tre përqindshit”, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ky është postimi i Naim Miftarit pa ndërhyrje të redaksisë:

Anton ësht shum e vertet se këta piratët e Rognerit në kry me Hashim Thaqin, Halitin, Veselin, Sylen, Grabovcin...vodhen shumicen e fodit Vendlindja Thërret dhe gjdo gjë tjezer qka ju erdhi ndoresh por edhe shefi i partis tuaj dikur ishte dora e djatht e Bujar Bukishit dhe piratët tjer afer tina vodhen po ashtu fondin 3% dhe vodhen gjdo gjë që ju erdhi ndoresh por i vodhen ma në menyr demokratike edhe Dardania Banken e kallen mej humb gjurmët e vjedhjes të shekullit.

Populli o mir mej dit gjitha kto hajni të profiterve si të ashtuqujtur militarista LPK sikurse të ashtuqujtur pacifista të LDK,sido qoft puna hajni ësht hajn ska randsi cilit krah i perkez por populli i jon kurr nuk doti din gjerat reale si kan qen....!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat