Ideali i UÇK-së për çlirimin e Kosovës për disa ushtarë u kthye në vetëvrasje, shkaktar “komandantët” në pushtet!

Lajme

Ideali i UÇK-së për çlirimin e Kosovës për disa ushtarë u kthye në vetëvrasje, shkaktar “komandantët” në pushtet!

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 18 qershor 2018 Në ora: 08:54
Ushtria Çlirimtare e Kosovës

Një numër i madh i Ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë bërë vetëvrasje nga kushtet mizore për mbijetesë, e që “komandantët” e tyre i kanë harruar në kohë paqe, ashtu siç i harruan edhe gjatë luftës kur ikën jashtë Kosovës për tu kthyer pastaj milioner!

Me fillimin e luftës së Kosovës kundër okupatorit serbo-sllav ideali dhe qëllimi kryesor i luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte çlirimi nga regjimi sllavë.

Ka pasur shumë sakrifica e beteja që ushtarët e UÇK-së krenohen dhe ne do të mburremi për arritjet e tyre gjatë tërë jetës.

Në shumë beteja të UÇK-së kundër Serbisë, kemi dalë fitimtarë ku padyshim serbëve ju kishin shkaktuar dëme të mëdha edhe materiale edhe viktima në njerëz – ushtarë çetnik, serb dhe rusë kishin mbetur të vrarë gjatë këtyre luftërave.

Mirëpo, viktima të mëdha kemi pasur edhe nga radhët e UÇK-së, ku viktima kanë rënë komandantë, ushtarë e besa edhe qytetarë të cilët edhe pse nuk kishin armë në duart e tyre, ndihmuan me çdo gjë UÇK-në.

Sot 19 vite pas përfundimit të luftës, siç duket, shokët e tyre të idealit, kanë filluar të shkelin mbi gjakun e dëshmorëve!

Se sa është bërë ëndrra realitet e luftëtarëve të lirisë që dhanë jetën për Kosovën dhe a ishte ideali i tyre kjo Kosovë e tanishme, mund të vlerësohet me atë së çfarë po bëjnë ushtarët e vërtet të UÇK-së tashmë në liri.

Një numër i madh i tyre ka bërë vetëvrasje nga kushtet mizore për mbijetesë, e që “komandantët” e tyre i kanë harruar në kohë paqe, ashtu siç i harruan edhe gjatë luftës kur ikën jashtë Kosovës për tu kthyer pastaj milioner!

Ushtarët e UÇK-së në kohën e luftës nuk kanë menduar se kush do të grabis më shumë me ardhjen në pushtet, ideali i tyre i lirisë ishte human, njerëzor dhe për ndërtimin e një shteti demokratik e të barabartë për të gjithë. Pa dyshim që kjo u arrit, por u harruan ata që luftuan për këtë vend.

Ata kanë luftuar për liri dhe ideali i tyre i lirisë është realizuar. Të rënët dhe të gjallët e ndjejnë dhe e shohin këtë, porse të gjallët tash kanë arsye të zemërohen, sepse disa nga shokët e tyre të armës janë shndërruar në armiq të lirisë.

Ideali i lirisë, ishte ideal më human e njerëzor, e keqja në Kosovë u mposhtë, sidoqoftë ideali ishte për ndërtimin e një shteti demokratik të barabartë për të gjithë. Luftëtarët kishin ideal edhe bashkimin e që ndërkohë kjo u reduktua vetëm me pavarësi, por edhe sot ende është ndjenja e qytetarëve, sidoqoftë rrethanat e sotme nuk janë të favorshme për temën e idealit për bashkim.

Ky bashkim do të marrë kohë shumë dhe varet nga shumë rrethana që do të vijnë në Ballkan dhe rendin regjional dhe ndërkombëtarë dhe në Evropë. Zhvillimi ekonomik më i madh me Shqipërinë dhe bashkëpunimi social, kulturor e ruan ndjenjën që kanë shqiptarët në Ballkan. Kjo temë mbetet shpirtërore e popullit tonë dhe ndjenjë historike që një ditë do të jetë ndryshe.

Në këto rrethana të komplikuara mendoj se vendin mund ta nxjerrin nga kriza vetëm njerëz me integritet, të cilët tash për tash janë të pakët në vendimmarrje, duke e bërë më shumë rreziqe rrugëtimin e shtetit të ri dhe të vogël, por me probleme të mëdha!

Mos të harrojmë se deri sot mbi 50 ushtarë kanë bërë vetëvrasje nga vështirësitë ekonomike, për ta dhe familjet e tyre.

Ky është turpi i “komandantëve” të cilët janë në pushtet dhe gëzojnë milionët nga përfitime të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat