Kryetari që shpenzoi vetëm 38 euro për një javë

Lajme

Kryetari që shpenzoi vetëm 38 euro për një javë

Më: 16 qershor 2018 Në ora: 23:33
Xhafer Tahiri

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri po vazhdon të bëjë transparente të gjitha shpenzimet e zyrës së tij.

Ai për këtë javë ka shpenzuar vetëm 38 euro.

“Në kuadër të Zyrës së kryetarit të Komunës, prej datës 11 deri më 14 qershor, janë këto shpenzime nga kategoria mallra dhe shpenzime: – shpenzimet e Kryetarit 38.00 euro”, thuhet në njoftim të komunës.

Ndryshe, Tahiri është i vetmi kryetar që bënë publike shpenzimet e komunës, duke u bërë kështu transparent para qytetarëve të cilët e kanë votuar atë për udhëheqës.

Ai ka paralajmëruar se edhe ditëve në vijim do të bëjë publike të gjitha shpenzimet e Zyrës së kryetarit, por edhe shpenzimet e komunës në përgjithësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat