Ali Riza vazhdon inatin, dy vëllezërit tjerë i shkojnë në kullë Ramush Haradinajt

Lajme

Ali Riza vazhdon inatin, dy vëllezërit tjerë i shkojnë në kullë Ramush Haradinajt

Më: 16 qershor 2018 Në ora: 22:39
Vëllezërit e Begut me Ramush Haradinaj

Pas incidentit që ndodhi sot gjatë zbulimit të shtatores së Beg Rizajt në Deçan, ku u raportuar se Ali Rizaj (vëllai i Beg Rizajt) nuk ka dashur të lejojë askë ta zbulojë shtatoren, ka reaguar vëllai tjetër Ramiz Rizaj.

Ky i fundit  ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook, se nuk ka ndodhur asgjë, por se sipas tij mediat janë munduar t`i japin konotacion tjetër asaj çfarë ka ndodhur sot gjatë zbulimit të shtatores së vëllait të tij të vrarë në Kumanovë më 2015-të, Beg Rizaj.

"Nganjëherë në ngjarje të mëdha ndodhin keqkuptime për të cilat unë si kryefamiljar i familjes Riza kërkoj falje për një lëshim që na ndodhi në manifestimin e sotëm..!!" 

Ai ka postuar edhe një fotografi ku shihen së bashku me Haradinaj në kullë, por aty mungon Ali Riza.  Në këtë foto shihen dy vëllezërit e tjerë dhe kryeministri.

Rizaj në postimin e tij ka shkruar se asnjëherë nuk do të ndodhë që familja e tij të ketë ndonjë paqartësi me siç e ka quajtur ai ‘Heroin e gjallë të Shqiptarisë, Kryeministrin e Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj’.

"Shumë gojëkëqij dhe media fatkeqësisht u munduan ta përshkruajnë si incident me Kryeministrin, por jo Kurrë, Kurrë s`ka ndodhë as nuk ndodhë që familja jonë të ketë ndonjë paqartësi apo kundërshtim ndaj Heroit të gjallë të Shqiptarisë, Kryeministrit të Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj..!! #Gjithmonë me ty Nderi i Kombit#", ka përfunduar ai. 

Kurse, Kryeministri Ramush Haradinaj në një postim në Facebook  ka thënë se ndërhyrja e tij ka qenë në funksion të qetësimit të situatës, për të ruajtur figurën e luftëtarit të lirisë.

“Sot, në 19-vjetorin e çlirimit të Deçanit përkujtuam flijimin për liri të luftëtarëve nga e gjithë shqiptaria. Më këtë rast, disa media kanë spekuluar, se ka pasur reagime të vëllait të Beg Rizajt drejtuar ndaj meje. I siguroj qytetarët e Deçanit dhe publikun e gjerë, se mosmarrëveshja nuk kishte të bënte asgjë me mua. Ndërhyrja ime ishte në funksion të qetësimit të situatës, për të ruajtur figurën e luftëtarit tonë të lirisë”, ka shkruar ai.

Image
Fotografitë e publikuara të vëllezërve Begu në kullën e Haradinajt

Ne raportuam edhe për përfshirjen e Zize Liza Pepshit, tezakës së tyrë në këtë debat. Ajo përmes një postimi në Facebook thotë se, tëzakut të saj, Ramizit po i përzihat diçka në bark kur po ia ngucin Ali Ahmetin dhe Ramush Haradinajn, shkruan gazeta "Bota sot".

Ajo e pyet Ramizin se pse po del kundër vëllait të gjallë dhe atij të ramë në pritë nga tradhtia?

"Tezaku, Ramiz Riza, kërkoj falje për, gjëja sjelljen jo të mirë të vëllaut të tij, Ali Riza, që nuk lejon kryeministrin, R. Haradinaj, ta zbuloj shtatorën e vëllait të tij, Beg Rizaj.

Këtij tezakut, Ramiz Riza, diçka po i përzihet në bark, kurë po ja ngucin, Ali Ahmetin, atëherë dhe Ramush Haradinaj, tash.

Çka ke tezak, Ramiz që po gjuhesh për njerëz që mund të jen të dyshimt në rastin Kumanova ?

Ç'far po të përzihet nëpër bark, kêshtu ?

Kush po të shtynë Ty, të ngrihesh kunder vëllaut të gjallë, Aliut dhe vëllaut tashme të ramë në pritë nga tradhëtia, Begut ?

Shumë më e ndershme do të ishte, të mos flisje fare, sepse, tezak Ramiz, mund të mbushesh më mëkat, ndaj shpitit të vëllaut Begut, dhe shokut të tij Mirsad Ndrecaj....

Tezak, po të ishin veq pak të ndershem ata që sollen shtatorën e Begut, nuk do ta ndanin nga Mirsadi, ata shkuan dhe vdiqen bashk.

Pa më trego tezak, pse nuk reagove në këtë pikë, por, reagove kunder sjelles shumë të drejtë të vëllaut, Aliut i cili ka plotësisht të drejtë, t'a zbuloj shtatorën e vëllaut të vet ! ZLP" shkruan ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat