Pamje që ju bënë krenarë: Ja si trajnoheshin femrat e UÇK-së

Lajme

Pamje që ju bënë krenarë: Ja si trajnoheshin femrat e UÇK-së

Nga: N.Sh Më: 16 qershor 2018 Në ora: 17:58
Pamje nga video

“Që do Zoti e të jem gjallë pas ditëve të çlirimit mendoj me studiu dhe normal me e fillu jetën si çdo i ri i botës”, thotë njëra prej tye.

Shpesh herë kemi shkruar për luftëtarët e luftës së fundit të Kosovës, pjesëtarët e UÇK-së, por kemi anashkaluar femrat, të cilat nuk mbetën anash gjatë luftës, madje kemi prej tyre edhe heroina të cilat janë vrarë prej serbo – sllave.

Në një video të rrallë të realizuar nga Associated Press gjatë kohës së luftës në Kosovë, tregon për vullnetin e madh  që kishin femrat kosovare për të luftuar për lirinë e Kosovës.

Ato e donin aq shumë lirinë pas së cilës kishin shumë ëndrra, që lidheshin kryesisht me arsimimin në mënyrë që të kontribonin edhe më tutje për shtetin e Kosovës.

“Që do Zoti e të jem gjallë pas ditëve të çlirimit mendoj me studiu dhe normal me e fillu jetën si çdo i ri i botës”, thotë njëra prej tye.

Ndonëse identiteti i tyre nuk bëhet i ditur, vendi i trajnimeve besohet të jetë fshati Aqarevë i komunës së Skenderajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat