Nuk ka fluks në pikat kufitare të Kosovës

Lajme

Nuk ka fluks në pikat kufitare të Kosovës

Më: 16 qershor 2018 Në ora: 16:29
Ilustrim

Ndonëse gjatë ditës së sotme është raportuar për kolona të gjata në pikën kufitare Morinë, tani për tani nuk ka fluks në pikat kufitare.

Sipas qendrës kombëtare për menaxhim kufitar, në të gjitha pikat kufitare të Kosovës nuk ka kolona të automjeteve. Por ka vetura që presin në radhë diku 300 metra.

Në bazë të dhënave të publikuara nga kjo qendër 3 deri në 5 vetura po qarkullojnë brenda një minuti në pikat kufitare në Çafë të Morinës, në atë të Vërmicës, Jarinjës, Dheut të Bardhë, Merdarit, Hanit të Elezit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat