Pasi e largoi Ramushi nga Skena, edhe Arjan Çani e bëri të njejtën gjë

Lajme

Pasi e largoi Ramushi nga Skena, edhe Arjan Çani e bëri të njejtën gjë

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 23:56
Valdete Deralla, Arjan Çani

Mbesa e Mehmet Derallës, Valdete Deralla njëri prej protagonistëve të Lidhjes së Prizrenit dhe dikur ministër i luftës në qeverinë e Ismail Qemalit , ka qenë e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Zonë e Lirë.

Moderatori i tha se ka vetëm një minutazh të caktuar, për t’ia dedikuar asaj dhe filloi ta pyeste mbi incidentin që ndodhi në Prizren pak ditë më parë.

Ajo u ngrit e paftuar në podium dhe kryeministri Haradinaj i kërkoi të largohej. Mirëpo, edhe sonte duket se ndodhi diçka e ngjashme.

Pasi i mbaruan minutat e caktuara ku ajo tha se nuk e pranon reagimin e Haradinajt, Çani i kërkoi të largohej ndërsa ajo po refuzonte pasi kishte akoma për të treguar mbi të shkuarën e saj.

Moderatori iu afrua dhe filloi t’i thoshte se i kanë mbaruar minutat dhe se tashmë po pret John Alite-n.

Para se të dilte, ajo u shpreh:

Po dal se po ma kërkon me mirësjellje.

Pasi mblodhi librat, ajo doli pa bërë fjalë, ndërsa krijoi atmosferën e incidentit me kryeministrin e Kosovës në Prizren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat