Si u parandalua masakra nga italianët në Gjakovë?

Lajme

Si u parandalua masakra nga italianët në Gjakovë?

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 23:47
NATO në Kosovë

Më 14 qershor 1999, Gjakova u zgjua e çliruar nga trupat ushtarake serbe. Por a e dini se kush ishin heronjtë e vërtetë?!

David Chater është i njohur për qarqet shqiptare, si reporteri i televizionit Sky News, të cilët më 13 qershor 1999, shfaqën reportazhin "Çlirimi i Gjakovës". 

Davidi, ishte reporteri i parë i huaj që kishte hyrë në Gjakovë, pas 78 ditë luftimesh të përgjakshme.

Reportazhi "Çlirimi i Gjakovës", u realizua më 13 qershor 1999, për televizionin SKY. Në këtë reportazh, Chater, raportonte se një grup qytetarësh gjakovarë, pikërisht në orën 15.15 minuta të datës 13 qershor 1999, tek Tyrbja e Shejh Shefqetit, i prenë rrugën automjetit të tij zyrtar. 

Ai nuk ishte në dijeni se në ato momente Gjakova po digjej flakë nga të katër anët, nga forcat serbe. Qytetarët e dërmuar gjakovarë, e të lodhur nga masakrat serbe, iu lutën atij për ndihmë urgjente, ndërsa ai ktheu sërish automjetin në drejtim te Prizrenit, për të takuar forcat italiane të KFOR-it, të stacionuara në afërsi të Rogovës dhe për të përcjellë mesazhin e popullatës gjakovare. 

Ky mesazh ishte: "Urgjentisht hyni në qytetin e Gjakovës dhe parandaloni masakrën e forcave paramilitare serbe ndaj popullatës civile shqiptare". 

Komandanti i KFOR-t italian (të cilin e keni në këtë video), pranoi mesazhin nga Chater-i dhe vendosi të hyjë menjëherë në qytetin e Gjakovës, duke thyer rregullat dhe itinerarin e vendosur nga NATO.

Në orën 16.45, autokolona ushtarake e forcave italiane të KFOR-it, hynë në qytetin e Gjakovës, duke hyrë njëherazi në historinë e këtij qyteti edhe David Chater dhe KFOR-i italian...

Data zyrtare e çlirimit të Gjakovës, është 14 qershori i vitit 1999, - pikërisht, atë ditë ushtarakët e KFOR-it italian, zbrapsën forcat serbe të stacionuara në Gjakovë.

Ndiqeni deri në fund këtë reportazh interesant me montim nga Konica.al, e veçanërisht bisedën e Chater me gjeneralin italian të KFOR-it...pamje nga tvreporter.it, kur trupat italiane futen në Gjakovë (nga video dëgjohet se ushtarakët italianë thonë se: Dogjën gjithçka që u ka dalë para, pikërisht, para se të vinim ne) dhe sërish pamje nga Sky News, se si u priten si heronj, trupat e KFOR-it italian kur futen në brendësi të qytetit...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat