Emocione dhe lot nga shqiptarët e liruar prej burgjeve serbe

Lajme

Emocione dhe lot nga shqiptarët e liruar prej burgjeve serbe

Nga: N. Sh Më: 12 qershor 2018 Në ora: 15:49
Pamjet e shqiptarëve të liruar nga burgjet serbe

Emocionet dhe lotët nuk kanë të ndalur për 456 shqiptarë të burgosur nga forcat serbë gjatë luftës në Kosovë.

Të gjithë këta kaluan kufirin e Kosovës për të hyrë në Shqipëri, shkruan gazeta "Bota sot".

Rrëfimet e tmerrshme të tyre për abuzim dhe torturë të shkaktuar nga serbët simbolizojnë me datën e 23 majit të vitit 1999.

Në videon e rrallë të publikuar nga AP, shumica e burrave, të cilët ushtria serbe kishte frikë se do të bashkoheshin me UÇK-në, ishin rrëmbyer nga kolonat e refugjatëve dhe ishin ndarë nga familjet e tyre,.

Në kufirin midis Kosovës dhe Shqipërisë, 456 burra ato ditë maji prisnin që t’i ikin luftës dhe shtypësve serbë.

Shumica mendonin se nuk do t’i shihnin më kurrë familjet e tyre. Të keqtrajtuar dhe në gjendje të tmerrshme, këta njerëz  nuk sollën asgjë me vete, përveç historive të torturës, brutalitetit dhe vështirësive.BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat