Krenarë me maturantët e Medvegjës

Lajme

Krenarë me maturantët e Medvegjës

Nga: Rrahman Hyseni Më: 12 qershor 2018 Në ora: 13:00
Maturantët e Medvegjës

Se koha po ikën shumë shpejt, është dëshmi maturantët e këtij viti, të cilët më duket se dje i pashë si fatosa e yllka, ndërsa sot, në moshën e pjekurisë.

Maturantët shqiptarë të Medvegjës, gjenerata e vitit '99, edhe pse në numër të vogël, dhjetë sish, ata me bukurinë e tyre mahnitën për të mos ia lënë fjalën fotos e që flet mijëra fjalë tjera.

Do t’i them edhe ca fjalë pa hezitim për rininë tonë të mrekullueshme e të shëndoshë, pa asnjë dromcë degjenerimi.Kjo është rini të cilës do t’ua kishte lakmi çdo rini nga shtetet më të civilizuara botërore.Një rini e bukur kjo e cila lirisht dekorohet me epitete më të bukura, të dala nga shpirti: Princër e princesha,malsorë e malsore, rinia shqiptare medvegjase! Në fytyrat e tyre shkrepëtin stralli i shpresës dhe me optimizëm flasin rreth planeve të tyre në të ardhmen. E ëndërrojnë perspektivën e tyre të suksesshme dhe janë vizionarë argumentues rreth këtyre synimeve jetësore. Kjo argumentohet nga këndvështrimet e tyre në margjinat e synimeve të tyre në shtigjet e reja jetësore.

Këta maturantë lindën dhe jetuan pas vitit 2000, ku dihen vështirësitë në këtë rajon. Si të rinj, u përballën me sfida dhe këto ua sollën pjekurinë e parakohshme. Arritën që me shumë vullnet ta mbajn gjallë traditën dhe gjuhën shqipe së bashku me familjet e tyre. Me ta krenohet e gjithë shqiptaria duke i parë ballëhapur dhe të patundur, përkundër moshës që e kanë. Të kalitur  janë me kohën.

Maturantët shqiptarë të Medvegjës, që kanë vijuar mësimet në paralelen e ndarë të SHML “Nikolla Teslla” në Medvegjë, të premten, më tetë qershor 2018. në njërin nga restaurantet e Banjës së Sijarinës, festuan mbrëmjen e maturës, ku me shumë dashuri simbolizojnë shqiponjën “DYKRENARE”:

Albiona Mustafa,

Antigona Sahiti,

Adelina Osmani,

Arjeta Sahiti,

Egzon Aliu,

Ilir Murati,

Lirona Zuka,

Loresa Halimi,

Loresa Dema,

Shpend Sahiti.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat