Daçiq: Çështja e Kosovës më problematikja nga të gjitha, gjithçka duket e pashpresë

Lajme

Daçiq: Çështja e Kosovës më problematikja nga të gjitha, gjithçka duket e pashpresë

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 10:32
Ivica Daçiq

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se çështja e Kosovës është më problematikja nga të gjitha.

Gjatë një interviste për mediat serbe, Daçiq ka thënë se qeveria aktuale serbe është e gatshme t’i trajtojë të gjitha vendimet e vështira përfshirë edhe çështjen e Kosovës.

“Duket sikur puna e Sizifit por na takon të mos heqim dorë kurrë, edhe pse gjithçka duket e pashpresë. Nuk është vetëm frazë, është thelbi”, është shprehur Daçiq.

Ai ka theksuar se është e lehtë të thuhet se kjo qeveri e ka shitur Kosovën dhe është duke zhvilluar një politikë katastrofale.

“Po ju them atyre që kritikojnë: të ishit pak më të përgjegjshëm nuk do të ishin mundësitë aq të mëdha për të humbur Kosovën”.

Sipas tij, janë në rregull kritikat ndaj njëri-tjetrit por ka zgjidhje më të mira dhe nuk duhet të ketë urrejte reciproke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat