Në shenjë nderimi për Fadil Vokrrin, ofrohet kontrolle falas për gjendjen e zemrës

Lajme

Në shenjë nderimi për Fadil Vokrrin, ofrohet kontrolle falas për gjendjen e zemrës

Nga: N.H Më: 10 qershor 2018 Në ora: 19:44
Fadil Vokrri

Në Prishtinë në shenjë respekti dhe nderimi për legjendën e futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, një spital privat ka vendosur që të ofrojë kontrolle falas për qytetarët për gjendjen e zemrës.

Kështu ka njoftuar avokati i njohur në vend, Besnik Berisha, njëherit edhe pronari i spitalit “Cardio Center”, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Berisha thotë se në shenjë respekti dhe nderimi për legjendën e futbollit, të ndjerin Fadil Vokrri, i cili fatkeqësisht dje nuk arriti t’i mbijetojë sulmit në zemër, bashkë me mjekët e spitalit për sëmundje të zemrës, Cardio Center, kanë vendosur që nga data 11 deri më 17 qershor, të ofrojnë kontrolle falas.

Ja postimi i plotë i Berishës:

Miq,

Ne shenje respekti dhe nderimi për legjendën e futbollit, te ndjerin Fadil VOKRRI, i cili fatkeqësisht dje nuk arriti t’i mbijetoje sulmit ne zemer, bashke me mjeket e spitalit tim per sëmundje te zemres, Cardio Center, kemi vendosur qe nga data 11 deri me 17 qershor, te ofrojmë KONTROLLE FALAS per te gjithë ata qe kane nevoje te dine per gjendjen e zemres se tyre.

Kjo jave per spitalin tone do te quhet “ Java Fadil VOKRRI” dhe do te përsëritet edhe ne te ardhmen.

Kontakti per termine behet ne numrin e telefonit : 049 506 506, 045 203 520;

Per javen Fadil VOKRRI do i ftojme edhe koleget nga spitalet tjera private qe te na bashkangjiten ne kete iniciative.

Luteni qe kete njoftim ta shperndani ne menyre qe t’u mundesojme sa me shume personave ne nevoje per te bere kontrolle preventive FALAS.

Nje lutje e veçante per te gjitha mediet e shkruara dhe elektronike qe ta shperndajne kete njoftim, ne menyre qe t’i kontribuojne njoftimit te atyre me nevoje.

Ju faleminderit per mirekuptim!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat