Veseli: Vokrri ishte sinonim i lajmeve të mira për Kosovën

Lajme

Veseli: Vokrri ishte sinonim i lajmeve të mira për Kosovën

Nga: N.H Më: 10 qershor 2018 Në ora: 19:20
Kadri Veseli

Pas lamtumires që ju dha sot Fadil Vokrrit, i pari i Kuvendit të Kosovës ka shkruar disa fjalë për kryetarin e FFK-së.

Veselit thotë se Vokrri ishte sinonim i lajmeve të mira për Kosovën, sinonim i gjërave të bukura të vendit tonë, sinonim i shpresave për një Kosovë që bën historinë në fushën e gjelbërt të sportit më të bukur në botë, futbollit.

Ai permes një postimi në llogarinë e tij në Facebook thotë se, do ta vazhdojnë ëndrrën e tij, duke mundësuar që të rinjtë e Kosovës të luajnë në kampionatet e futbollit botëror, të shënojnë gola për ta nderuar vendin dhe kujtimin heroit të futbollit.

Ja postimi i plotë i Veselit:

Sot i dhamë lamtumirën e fundit ikonës së sportit tonë. Fadili ishte sinonim i lajmeve të mira për Kosovën, sinonim i gjërave të bukura të vendit tonë, sinonim i shpresave për një Kosovë që bën historinë në fushën e gjelbërt të sportit më të bukur në botë, futbollit.

Para së gjithash, Fadil Vokrri ishte sinonim i njeriut të ndershëm të Kosovës, prandaj dhimbja është e madhe. Jo vetëm familja, por secili që ka pasur rastin ta njohë Fadilin, sot duhet të ndihet krenar se ka një rrëfim për këtë njeri të madh të Kosovës.

 Do ta vazhdojmë ëndrrën e tij, duke mundësuar që të rinjtë e Kosovës të luajnë në kampionatet e futbollit botëror, të shënojnë gola për ta nderuar vendin tonë dhe kujtimin heroit të futbollit tonë, Fadil Vokrrit. Lavdi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat