Përfundon autopsia, mësohet arsyeja e vdekjes së Fadil Vokrrit

Lajme

Përfundon autopsia, mësohet arsyeja e vdekjes së Fadil Vokrrit

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 10:28
Fadil Vokrri

(E plotësuar) - Ka përfunduar autopsia e trupit të pajetë të legjendës së futbollit te Kosoves Fadil Vokrri, i cili ndërroi jetë dje. Sipas autopsisë, Vokrri kishte sulm në zemër.

Këtë e ka konfirmuar  drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gëxhaliu.

Ai ka bërë të ditur se familjarët e kanë marrë trupin e Vokrrit për ceremoninë e varrimin që do të bëhet sot në orën 17:00 në varrezat e qytetit.

Fadil Vokrri ishte kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Gjatë ditës së sotme janë paraparë një varg aktivitetesh në nderim të tij, për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

***
Autopsia e trupit të Fadil Vokrrit ka përfunduar para pak çastesh.

Kjo është konfirmuar për mediat vendore nga Arsim Gërxhaliu, Drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Gërxhaliu ka thënë se trupi është marrë nga familjarët.

“Po autospia ka përfunduar para gjysmë ore. Trupin e kanë marrë familja, dhe pastaj do të vazhdojë me ceremenoninë e homazheve dhe të varrimit sipas protokollit shtetëror”, ka thënë Gërxhaliu.

Legjenda e futbollit dhe kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri ka ndërruar jetë dje në mëngjes pas një sulmi në zemër.

Ai nuk arriti të mbijetoi pas sulmit, dhe në QKUK arriti pa shenja jete.

Nga ora 12:00 në Kuvendin e Kosovës do të ketë homazhe, kurse prej orës 14:00 një mbledhje komemorative.

Varrimi i legjendës Fadil Vokrri do të bëhet nga ora 17:00 në Prishtinë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat