Rexhepi: Më ka tronditur vdekja e Vokrrit

Lajme

Rexhepi: Më ka tronditur vdekja e Vokrrit

Nga: Bota sot Më: 10 qershor 2018 Në ora: 09:32
Fadil Vokrri

Opinionisti Sadri Rexhepi ka thënë se është tronditur nga vdekja e ikonës së futbollit shqiptar Fadil Vokrri.

Përmes një reagimi, ai ka thënë se Vokrri ka mbyllur sytë për të mos vdekur kurrë.

Reagimi i tij:

Lajmi për vdekjen e ikonës së futbollit shqiptar Fadil Vokrrit në gjoks më shkakëtoi një zbrazëti dhe nuk mund ti lidh dy fije të një realiteti, praninë dhe mospraninë e Fadilit i cili kaloi në rrugën përplot me sakrifica, rrugë që u la me lot e me gjak.

Legjenda e futbollit Fadil Vokrri veç tjerash dha kontribut të çmuar për pranimin e Fedratës së Futbollit të Kosovës në UEFA dhe FIFA. Ai mbylli sytë për të mos vdekur kurrë, duke lënë prapa shembullin se si duhet vepruar për të jetuar në atdheun e dashur e të lirë.

Lavdi jetës dhe veprës së Fadil Vokrrit dhe ngushëllime familjes dhe gjithë shqiptarëve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat