Si çdo luftë edhe ajo për lirinë e Kosovës kishte pasojat e veta, në shumë vija të frontit veç dëshmorëve që u sakrifikuan për Kosovën u plagosën edhe mijëra luftëtar të cilët janë dëshmi e gjallë e rezistencës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër regjimit pushtues serb.
Në një dokumentar për Zonën e Drenicës dhe Pashtriut, flet ish shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Nuri Rexhepi, ku tregon për gjendjen në luftë, për të plagosurit dhe tërheqja për në luginë, shkruan gazeta “Bota sot”.
“Dëgjohen bombardime të altileris serbe, i gjithë fshati është vënë në lëvizje përjetë luginave. Me veti kemi edhe rreth 30 të plagosur shumë rëndë duhet të tërhiqemi në luginë” thotë Nuri Rexhepi.