Kur rusët hynë në Kosovë, serbët i pritën me lule dhe të shtëna armësh, por gëzimi nuk u zgjati!

Lajme

Kur rusët hynë në Kosovë, serbët i pritën me lule dhe të shtëna armësh, por gëzimi nuk u zgjati!

Nga: N.Sh Më: 9 qershor 2018 Në ora: 20:17
Fotografi nga video

Ishte qershori i vitit 1999, kur pas ndërprerjes së bombardimeve të NATO-s, dhe marrëveshjes për hyrje të forcave të KFOR-it, të parët që hynë në Kosovë ishin forcat ruse.

Ata u pritën me gëzim të madh nga serbët, të cilët filluan festën me të shtëna armësh, ndërsa vajzat dhe gratë u dhuronin lules.

Rusët të cilët u pritën nga serbët si çlirimtarë në Kosovë, duke pushtuar edhe Aeroportin e Prishtinës, gati sa nuk hapën konflikt me fuqinë më të madhe ushtarake në botë, NATO-n

Komandanti i Përgjithshëm i NATO-s, Ëesley Clark urdhëroi komandantin britanik Michael Jackson të marrë në kontroll aeroportin në Sllatinë  për të parandaluar zbarkimin e trupave ruse edhe me forcë, “nëse është e nevojshme”, por Jackson nuk e dëgjoi Clarkun, duke thënë se ai nuk dëshironte të fillojë një Luftë të Tretë Botërore në emër të gjeneralëve amerikanë, trasnsmeton gazeta "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat