Ky është kryetari i ri i Ulqinit

Lajme

Ky është kryetari i ri i Ulqinit

Më: 9 qershor 2018 Në ora: 17:01
Loro Nrekiqi

Në Ulqin, në seancën e parlamentit lokal ditë më parë u bë zgjedhja e kryetarit të ri të komunës së këtij qyteti.

Loro Nrekiqi nga radhët e DPS-it u zgjodh kryetar i ri i cili fitoi plot 28 vota nga 33 të mundshme. Duhet shtuar se në votim nuk morën pjesë dy këshilltarë të Forcës kështu që Nrekiqit i munguan edhe dy vota që do duhej ti kishte të sigurta.

Për zgjedhjen e Nrekiqit si kryetar i i Komunës së Ulqinit votuan 16 këshilltarët nga radhët e subjekteve politike shqiptare; Forca, PD, UDHS, Perspektiva, LD në MZ të ndjekur nga vetëm 8 vota të subjektit të tij DPS, 3 vota nga Socialdemokratet dhe 1 nga Partia Boshnjake.

Këshilltari i PSD-së abstenoi kurse 2 përfaqësuesit e URA-së votuan kundër.

Kështu në mandatin e ri të qeverisjes lokale në Ulqin, pas 28 viteve, kryetari nuk do të jetë nga radhët e partive shqiptare.

Loro Nrekiq ka lindur, më 30. 01. 1954 në Këllezën, Komuna e Ulqinit. Shkollën fillore e ka kryer në Vlladimir, të mesmen në Ulqin, kurse Fakultetin elektroteknik në Prishtinë.

Prej vitit 1980 deri në vitin 1985 ka punuar në Qendrën e mesme shkollore (Gjimnaz) si profesor i dy lëndëve - Bazat e teknikës dhe Fizikë.

Në Kriporen “Bajo Sekuliq” ka punuar prej vitit 1986 deri në vitin 1987, kurse në Elektroekonominë e Malit të Zi ka qenë i punësuar prej vitit 1990. Prej, më 1. 06. 1999 deri, më 1. 06. 2015 ka ushtruar funksionin e drejtorit të Elektrodistribucionit në Ulqin.

Pastaj një vit ka qenë udhëheqës për çështje teknike në “Regjioni 4”, përkatësisht për Ulqin, Tivar dhe Budvë.

Prej vitit 2016 deri në prill të vitit 2018 ka ushtruar detyrën e Kryetarit të Kuvendit të Komunës së Ulqinit.

Këshilltar i Partisë Demokratike të Socialistëve në disa mandate të KK Ulqin, Kryetar i Këshillit komunal të partisë (në dy mandate), anëtar i Këshillit kryesor të PDS.

Me kombësi është shqiptar.

I martuar, baba i tre fëmijëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat