Flet zyrtari i EULEX-it që i dha ndihmën e parë Vokrrit pas sulmit

Lajme

Flet zyrtari i EULEX-it që i dha ndihmën e parë Vokrrit pas sulmit

Më: 9 qershor 2018 Në ora: 11:19
Fadil Vokrri

Zyrtari i EULEX-it, Bengt Persson është personi i parë që i ka dhënë ndihmën Fadil Vokrrit pas sulmit që pati një orë më parë në një nga qendrat e fitnesit në Prishtinë.

Zyrtari policor i EULEX-it kishte qëlluar rastësisht në qendrën e fitnesit kur kishte parë se Vokrrit i ishte vështirësuar gjendja.

Media e ka kontaktuar zyrtarin suedez i cili është mërzitur kur e mori vesh nga redaksia se Vokrri ndërroi jetë.

“Ai ka ndërruar jetë!? Jam shumë i mërzitur që po e dëgjoj këtë lajm. Ishte pa ndjenja kur unë ndërhyra. Fillova ta ndihmoj dhe më pas nisi të marr frymë. Pasi u duk se po i përmirësohej gjendja, unë e lash në duart e stafit mjekësor të cilët e transportuan në spital. Sinqerisht, më vije shumë keq. Ndihem i trishtuar” ka thënë Persson.

Persson si një profesionist i vërtetë i ka bërë pompa Vokrrit duke e kthyer në jetë për një çast, por që sulmi ka qenë i rëndë dhe nuk ka arritur të mbijetojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat