E dhimbshme: Dy muaj më parë Qëndrimi përloti të gjithë, e sot bëhet me shtëpi të re

Lajme

E dhimbshme: Dy muaj më parë Qëndrimi përloti të gjithë, e sot bëhet me shtëpi të re

Nga: N.Sh Më: 9 qershor 2018 Në ora: 01:02
Qëndrimi dhe motra e tij

Shoqata Jetimat e Ballkanit përmes faqës së saj në facebook ka dhënë edhe një lajm të gëzueshëm.

Kësaj radhe, një familje katër anëtarëshe me kushte të rënda jetese nga fshati Celinë, Komuna e Rahovecit, është bërë me shtëpi të re.

“Sot po shkojmë ta inagurojmë shtëpinë e re të Qëndrimit. Me mua është Veton Hoti, nga Krusha e Madhe, jeton dhe punon në Zvicër, i cili ka dhënë 20 mijë euro për ndërtimin e shtëpisë së Qëndrimit.

"Sot e premte, gëzim për katër jetimat në Prishtinë, gëzim për Qëndrimin, gëzim për neve edhe për juve. Zoti ju gëzoftë”, ishin fjalët e Halil Kastratit.

Se në çfarë kushtesh ka jetuar kjo familje mund ta shihni edhe në videon e më poshtme, mirëpo vuajtjes së tyre i ka ardhur fundi.BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat