Izolohet Xhabir Zharku

Lajme

Izolohet Xhabir Zharku

Më: 8 qershor 2018 Në ora: 14:09
Xhabir Zharku

Xhabir Zharku, ish- kryetar i Kaçanikut, ende nuk po është i gatshëm të dalë në një paraqitje publike mediale pas kthimit të tij prej gjashtë vitesh nga Suedia. Zharku i cili të enjten pasdite u kthye në vendin të cilin dikur e udhëhoqi, por që iku nga drejtësia, ka refuzuar të dalë para gazetarëve të T7’shit që të japë intervistë. Kësisoj familjarët, por as vetë ai, nuk e kanë hapur as derën e shtëpisë.

Gjashtë vjet pasi iku nga Kosova drejt Suedisë, duke lënë postin e të parit të Komunës, që e mbante nga viti 2007, Gjykata Themelore në Ferizaj ka ndaluar ekzekutimin e dënimit me burg ndaj tij. Sipas përgjigjes së Gjykatës, kjo kishte ndodhur pasi autoritetet suedeze kishin refuzuar ekstradimin e tij.

Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat