Zbulim epokal dorëshkrimesh në manastirin 1500-vjeçar

Lajme

Zbulim epokal dorëshkrimesh në manastirin 1500-vjeçar

Më: 6 qershor 2018 Në ora: 09:41
Katedralja e Shën Katerinës

Koha e zbulimeve të mëdha s’ka mbaruar ende”

Doni prova? Një grup studiuesish në Bibliotekën Elektronike të Dorëshkrimeve të Lashta (EMEL) në Kaliforni përdorën një teknologji të re mbi dorëshkrimet e lashta për të konkluduar në zbulimin e shkrimeve në gjuhët e humbura në pergamenë që ishin larë dhe ripërdorur.

Nën shtresat e shkrimeve më të reja, studiuesit gjetën vepra të shkruara në gjuhën e humbur të albanishtes kaukaziane (Caucasian Albanian) dhe të cilat mund të jenë shkrimet më të hershme mjekësore të vetë burrit të betimit të famshëm- mjekut grek Hipokrati.

Zbulimi gjithashtu tregon domosdoshmërinë në këtë epokë dixhitale për bibliotekat – pergamenat janë mbajtur në bibliotekë në manastirin 1,500-vjeçar të Shën Katerinës, biblioteka më e vjetër që vepron në botë.

NË SHEKULLIN E 20-TË DORËSHKRIMET TË REJA I ZBULUAM NËPËR SHPELLA. NË SHEKULLIN E 21-TË DO TË PËRDORIM KËTO TEKNIKA TË REJA MBI DORËSHKRIMET QË DERI TANI I KEMI PATUR POSHTË HUNDËS. NE DO T’I GJEJMË ZËRAT E HUMBUR TË HISTORISË SONË.”

Michael Phelps nga Biblioteka Elektronike e Dorëshkrimeve të Hershme në Kaliforni përshkruan zbulimet e reja që po dalin nga zbulimet e vjetra që EMEL po gjen duke përdorur teknologjinë më të fundit të imazhit.

Disa nga pergamenet në manastirin e Shën Katerinës datojnë në fillimet e saj rreth 565, por shkrimet në pergamenë shpesh nuk janë aq të vjetra.

Meqë mediumi herë pas here konsiderohej të jetë më i vlefshëm se mesazhi, ai fshihej ose riciklohej kur zbehej. Për fat të mirë, mbetjet e bojës së vjetër dhe gjurmët mbetën në pergamenë. Phelps dhe skuadra e tij fotografuan atë nga kënde të shumëfishta dhe nën dritën e një spektri të gjerë frekuencash për të kapur çdo copë letre të vogël.

Dhe çfarë ishte ajo? Ndoshta gjetja më emocionuese e njoftuar nga selia e Ministrisë së Antikiteteve në Kajro javën e kaluar ishin tekste më të hershme të njohura të shkruara nga Hipokrati dhe tekste të tjera mjekësore greke antike të panjohura më parë. Për dashamirët e gjuhëve të humbura, disa tekste të tjera u gjetën. Këtu përfshihen Shqipja Kaukaziane, një gjuhë e lashtë që u zhduk nga shekulli i pestë dhe u gjet vetëm në disa mbishkrime guri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat