Masakrat serbe që tronditën botën: Fëmijët e masakruar nga çetnikët e Millosheviqit

Lajme

Masakrat serbe që tronditën botën: Fëmijët e masakruar nga çetnikët e Millosheviqit

Nga: N.SH Më: 4 qershor 2018 Në ora: 13:59
Fëmiu i masakruar

Teksa sheh trupat e tyre të hedhur nëpër livadhe të ndryshme të rrëqethet trupi.

Ata kanë qenë fëmijë me plotë ëndrra që paramilitarët serbë ua kanë ndërprerë. Dhe sot, kur sheh këto viktima nëpër video, shtrohet pyetja vallë sa kemi bërë ne për ta? Dhe përgjigja shpesh del e njëjtë, thuaje asgjë, shkruan Gazeta “Bota sot”.

Nuk duhet ti harrojmë këta njerëz që sakrifikuan për Kosovën dhe pse e deshën vendin e vet, u vranë, masakruan, e dhunuan. Kosova është e jona, por më shumë e atyre që dhanë jetën për lirinë tonë.

Kjo ishte lufta që bëri Serbia fashiste ndaj Kosovës. Duke mos pasur mundësi të vras ashtu siç kishte dëshirë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ata tmerruan botën, duke vra gra, pleq dhe fëmijë.

Serbia fashiste ka bërë luftën më të ashpër në botë. Andaj sot ndjejmë turp kur shqiptarët, politikanët, biznesmenët apo shoqëria e thjeshtë bashkëpunon me ta, duke harruar mijëra krime të Serbisë ndaj shqiptarëve. BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat