Gjuriq krahason dialogun e Brukselit me maratonën e vrapimit

Lajme

Gjuriq krahason dialogun e Brukselit me maratonën e vrapimit

Më: 27 maj 2018 Në ora: 12:40
Marko Gjuriq

Drejtori i të ashtuquajturës zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, dialogun mes Kosovës dhe Serbisë e ka krahasuar me një maratonë të vrapimit, duke e cilësuar si diçka të gjatë dhe të mundimshme.

Këto komente Gjuriq i bëri pak para nisjes së gjysmë-maratonës së Brukselit ku ai është duke marrë pjesë.

“Dialogu i Brukselit është një maratonë, dhe jo një garë sprinti”, citohet të ketë thënë Gjuriq.

Madje ai thotë se për këto negociata është shumë e rëndësishme që të jesh mirë i përgatitur edhe fizikisht.

“Është e rëndësishme që të jesh mirë i përgatitur edhe fizikisht, ngase nganjëherë kemi pasur mbledhje edhe nga 18-19 orë. Kur pala tjetër shkonin për të fjetur, ne kishim ende forcë për të vazhduar”, shtoi ai.

Serbia “duhet të durojë”, u shpreh Gjuriq, duke shtuar se, ndryshe nga negociatat, maratona “e di se ku fillon dhe mbaron”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat