Reagon ambasadori britanik, ja çka thotë për Liverpoolin flet edhe për Dua Lipën

Lajme

Reagon ambasadori britanik, ja çka thotë për Liverpoolin flet edhe për Dua Lipën

Më: 26 maj 2018 Në ora: 23:14
Ruairi O’Connell

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell ka reaguar pasi Liverpool ka humbur në finalen e Ligës së Kampionëve

O’Connell ka thënë se duhet përgëzuar përpjekjen e madhe të Liverpoolit sonte për ta fituar finalen.

“Me keni bërë krenar mua dhe ky tifozë i Evertonit është duke bërë tifo për ju (veçanërisht pasi Sergio Ramos e lëndoi Mo Salahun). Por, urime edhe juve Wales sepse ishte Gareth Bale ai që ia fitojë Ligën e Kampionëve Realit – dhe Dua Lipas tonë që e ndezi këtë finale”.

Liverpool ka humbur sot me rezultat 3-1 kundër Real Madridit.

Për Los Blancos ka shënuan Benzema dhe dy gola Bale kurse për Liverpool Mane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat