Kuvendi i Serbisë nën masa të larta të sigurisë, pritet të vizitohet nga ish-komandanti i UÇK-së

Lajme

Kuvendi i Serbisë nën masa të larta të sigurisë, pritet të vizitohet nga ish-komandanti i UÇK-së

Më: 22 maj 2018 Në ora: 09:54
UCK

Në Kuvendin e Serbisë në një vizitë pune do të qëndronë një delegacion nga Parlamenti i Maqedonisë, në krye me kryetarin Talat Xhaferi.

Disa deputetë serbë nuk e kanë pritur mirë lajmin për faktin se në Kuvend e Serbisë do të arrinë Talat Xhaferi, një figurë e partisë shqiptare BDI, në biografia e të cilit thuhet se ai ishte një oficer i lartë i UÇK-së.

Xhaferi, i cili menjëherë pas zgjedhjes së tij si Kryetar i Kuvendit të Maqedoisë, kishte vendosur flamurin shqiptar në zyrën e tij, shumë deputetë serbë kanë thënë se do të bojkotojnë vizitën e Xhaferit në parlamentin serb.

Kujtojmë se muajin e kaluar lideri i radikalve serbë Sheshel, kishte sulmuar një delegacion të Kuvendit të Kroacisë, duke përdhosur flamurin kroat çka çojë të dy vendet në një krizë të marrëdhenive politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat