Daçiq: Përfaqësuesi britanik në KS të OKB tha se ndjehej i lumtur për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës

Lajme

Daçiq: Përfaqësuesi britanik në KS të OKB tha se ndjehej i lumtur për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës

Më: 22 maj 2018 Në ora: 09:40
Ivica Daçiq

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Serbisë i duhen lobistët që do të punonin për interesat e saj në bashkësinë ndërkombëtare, me qëllim të pengimit të anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Ai zbuloi edhe një detaj nga takimi i fundit i Këshillit të Sigurimit, kur përfaqësuesi britanik i kishte thënë në sy se ishte i lumtur që Kosova e festoi 10 vjetorin e pavarësisë.

“I kam thënë Vuçiqit se është e gabueshme që ne nuk kemi askënd për të lobuar për ne, gjë që është normale në Amerikë. Ne kemi nevojë për dikë në administratën e Tramp”, tha Daçiqi në televizionin “Happy”.

Ai vuri në dukje se “në marrëdhëniet ndërkombëtare nuk ka sekrete dhe se e dimë se si secili prej vendeve votoi në cilin trup dhe kush për kë lobon.

“Duhet të dinë se kur votojnë për Kosovën, atëherë janë kundër nesh. Çka i intereson Departamentit të Shtetit kush kë e voton në UNESCO? Këtë ua thashë edhe atyre, dhe disa nuk më duan për shkak të kësaj”, tha Daçiq.

Shefi i diplomacisë serbe gjithashtu përcolli detaje nga seanca e fundit e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën.

Sipas tij, “shqiptarëve u pengon gjithçka në lidhje me bashkësinë ndërkombëtare, sepse mendojnë se puna rreth pavarësisë është e kryer”.

“Kjo është arsyeja pse ata janë kundër UNMIK-ut kundër sesioneve të KS të OKB çdo tre muaj dhe që ato mos të janë të hapura për publikun. Kjo për neve është shumë e rëndësishme  dhe është në kundërshtim me interesat tona”, tha Daçiq.

Ai tha gjithashtu se përfaqësuesi britanik në OKB tha se ishte i lumtur që kohë më parë u festua 10-vjetori pavarësisë së Kosovës.

“Atëherë unë  i thashë se shpresojë se ai është i lumtur që ne para pak kohësh festuam 180 vjetorin e marrëdhëniet tona diplomatike. Ngjashëm u thashë amerikanëve, rusëve dhe të tjerëve, duke i porositur që të mos harrojnë se sa gjatë bashkëpunojmë”, tha Daçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat