Perdorimi I flamurit shqiptarë është i garantuar me kushtetutë, heqja e tij është antikushtetuese

Lajme

Perdorimi I flamurit shqiptarë është i garantuar me kushtetutë, heqja e tij është antikushtetuese

Më: 21 maj 2018 Në ora: 16:01
LDSH

Edhe çka duhet të ndodhë, që shqiptarët në Mal të Zi, e ne veçanti ne në Malësi, t’i kthejmë shpinën këtij pushtetit dhe hyzmeqarëve të tij?!

Na rrahu, na burgosi, na plaçkiti, na poshtëroi, e dje, në qendër të Tuzit, arrestoi edhe njëherë flamurin tonë, flamurin i cili nuk e pengoi kur me ndihmën e tij formonte shtet. Arrestoi flamurin e shtetit më mik, flamurin e popullit më lojal, arrestoi flamurin e një shteti anëtar të NATO-s, siç është edhe vet Mali i Zi. Por arrestoi edhe flamurin i cili, sipas Nenit 5 të Ligjit për përdorimin e simboleve kombëtare, në ditë feste shtetërore, do të duhej të valëvitej në të gjitha institucionet në mjediset ku shqiptarët përbëjnë shumicën, siç është edhe Tuzi.

Përndryshe, dje, në mëngjes, në vigjilje të festimit të pavarësisë së shtetit, në qendër të Tuzit kishte “mbi” një flamur shqiptar. Në qendër të qytetit me shumicë shqiptare, një flamur i garantuar edhe me kushtet e me ligj, u bë shkas për angazhim të forcave të panumërta të policisë, të cilat erdhën dhe e rrethuan, pritën ekspertët, dhe pastaj triumfalisht e arrestuan, në sytë e dhjetëra qytetarëve.

Duhet shtuar kësaj se, siç dihet, ditë më parë kryeministri i Malit të Zi, paralajmëroj tela me gjemba me Shqipërinë, kur Mali i Zi të hyj në EU, kurse me Kosovën sigurisht do të ngrehin mure.

Besojmë se këtu është rasti të përmendet edhe sjellja jonjerëzore, e palës malazeze në kufi, me shtetas shqiptarë, që vijnë si fuqi punëtore, e pa të cilët ekonomia jonë bujqësore do të rrënohej.

Besojmë se këtu është rasti të përmendet edhe sjellja jonjerëzore, e palës malazeze në kufi, me shtetas shqiptarë, që vijnë si fuqi punëtore, e pa të cilët ekonomia jonë bujqësore do të rrënohej.

Pa na thuani tani, a e meritojnë votën DPS dhe hyzmeqarët e tij!?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat