“Pa bletë s’ka jetë”, bletarë nga Kosova dhe Shqipëria mblidhen në Lezhë

Lajme

“Pa bletë s’ka jetë”, bletarë nga Kosova dhe Shqipëria mblidhen në Lezhë

Më: 20 maj 2018 Në ora: 15:44
Bletarët

Bletarë nga zona e Preshevës e deri në Korçë u mblodhën të dielën në Lezhë për të promovuar produktet e tyre të mjaltit në një ditë festive, me rastin e ditës “botërore të bletëve” për herë të parë një aktivitet kushtuar blegtorisë dhe veçanërisht mjaltit, me dedikimin “Pa bletë s’ka jetë”.

Në aktivitet morën pjesë Prefekti i Lezhës, Gjergj Prendi, Kryetari i Bashkisë së Lezhës Fran Frrokaj, drejtues të lartë të Ministrisë së Bujqësisë, Dekani dhe profesorë të tjerë të Universitetit Bujqësorë të Tiranës, si dhe personalitete të tjera të fushës, të cilët vlerësuan rëndësinë e prodhimeve të Bletës.

Gjatë aktivitetit u çel dhe një panair në të cilin merrnin pjesë bletarë nga gjithë trevat shqiptare, Kosova, Presheva, Tropoja, Malësia e Madhe , Korça etj. “Ishin rreth 250 pjesëmarrës në panair. Të tilla aktivitete na bashkojnë, pasi në të ka një përfaqësi kombëtare, nga Presheva deri në Korçë. Aktiviteti u organizua nga Shoqata e Blegtorëve, zotin Pjetër Pepa”, tha për ATSH, Prefekti i Lezhës, Gjergj Prendi.

“Prendi është dhe veteriner i vjetër dhe na pasqyroi teknikat e ruajtjes së bletëve dhe prodhimin e një mjalti mjaft cilësorë. Panairi ishte i organizuar në qendër të bashkisë, te qendra kulturore për fëmijët. Pati aktivitete të ndryshme të organizuar nga fëmijët dhe grupe artistike lokale. Pati dhe promovime të caktuara. Shqipëria mban vendin e dytë pas Sllovenisë, e cila ishte e para që organizonte një aktivitet ndërkombëtarë që për të vlerësuar rëndësinë e mjaltit dhe blegtorisë. Ky ishte rasti i parë, që në Lezhë bëhet ky lloj eventi Kombëtarë. Do të thotë që ishte një event shumë i rëndësishëm ku promovuan vlerat e çdo rajoni në prodhimin e mjaltit”, tha Prendi për ATSH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat