Edhe pse u fut në ujë për t’i shpëtuar më të keqes, burri shtypet për vdekje nga elefanti

Lajme

Edhe pse u fut në ujë për t’i shpëtuar më të keqes, burri shtypet për vdekje nga elefanti

Më: 18 maj 2018 Në ora: 23:32
Elefanti shkakton tragjedi

Ky është momenti kur një elefant ndjek një burrë i cili po notonte në ujë, dhe e shtyp për vdekje derisa tenton të ikë në një fushë të gjelbëruar.

Pamjet amatore të filmuar me telefon të mençur, shfaqin një burrë që është futur në ujë duke menduar se do t’i shpëtoj elefantin që i është vërsulur në Seraikela Kharsawan në pjesën lindore të Indisë.

Dhe derisa po mundohej të ikte duke dalur nga ujë, ai lëndon nyjen e këmbën dhe rrëzohet në tok. Por, atij i dalin në ndihmë disa miq që e ngritin në këmbë.

Megjithatë kur e kuptojnë se elefanti nuk e ka ndërmend të largohet, ata e braktisin duke e lënë të vetëm, veprim ky që i kushtoi më jetë – elefanti e shtyp për vdekje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat