Vuçiq nuk është optimist për kompromis me Kosovën

Lajme

Vuçiq nuk është optimist për kompromis me Kosovën

Më: 18 maj 2018 Në ora: 15:04
Aleksandar Vuçiq

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq i ka thënë të përditshmes spanjolle El Pais, se nuk është optimist rreth zgjidhjes për Kosovën.

Ai ka shtuar se Serbia do t’i vazhdojë përpjekjet drejt gjetjes së kompromisit.

“Nëse do të më pyesni a jam optimist, nuk jam. Mirëpo në çdo rast ne do të përpiqemi shumë që kompromisi të arrihet. Nuk mund të garantoj se pala tjetër do ta bëjë të njëjtën”, u shpreh presidenti serb, përcjell KosovaPress.

Kosovës tutje Vuçiq i referohet si “një sfidë e madhe për ta kaluar”.

Kujtojmë se krejt diçka tjetër ka thënë dje në Sofje, Johannes Hahn, komisioner për zgjerim dhe fqinjësi i BE-së. Hahn ka thënë se është optimist se Kosova dhe Serbia do të gjejnë një zgjidhje sa më shpejt që të jetë e mundur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat