Një refugjate nga Kosova e fiton gjyqin në Strasburg, ndaj Maqedonisë

Lajme

Një refugjate nga Kosova e fiton gjyqin në Strasburg, ndaj Maqedonisë

Më: 18 maj 2018 Në ora: 12:54
Ilustrim

Shoqata e Maqedonisë për Juristë të Rinj (SHMJR) bën të ditur se Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, në lëndën “Latifi”, kundër Maqedonisë, ka vendosur në të mirë të një refugjateje nga Kosova.

Gjykata ka vërtetuar se me këtë rast është shkelur Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, kur refugjates i është ndërprerë mbrojtja ndërkombëtare, me arsyetimin e “rrezikut të sigurisë kombëtare”, dhe e ka detyruar që ta lëshojë Maqedoninë.

Gjykata konstaton se me këtë vendim të MPB-së, Maqedonia ka shkelur garancitë procedurale në rast të përzënies së të huajve, pra Neini 1, nga Protokolli i shtatë i Konventës, që Maqedonia e ka ratifikuar.

Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), sipas kësaj gjykate, nuk ka dhënë fakte të besueshme për refugjaten, se paraqet rrezik për sigurinë kombëtare të Maqedonisë.

Latifi jeton në Maqedoni që nga viti 1999, kur ikën nga konflikti në Kosovë, por u është ndërprerë mbrojtja ndërkombëtare. Ngjashëm si ky rast, kanë pësuar edhe 162 persona tjerë, që janë të komunitetit rom të Kosovës, por refugjatë në Maqedoni, dhe që nuk janë kthyer më në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat