Sot gjykata vendos rreth të akuzuarve për planifikim sulmesh ndaj lojtarëve të Izraelit

Lajme

Sot gjykata vendos rreth të akuzuarve për planifikim sulmesh ndaj lojtarëve të Izraelit

Më: 18 maj 2018 Në ora: 09:31
Nga një seancë e gjykimit për terrorizëm

Gjykata Themelore e Prishtinës do të bëjë sot shpalljen në rastin e njohur për terrorizëm ndaj të akuzuarve për planifikim të sulmeve ndaj kombëtares dhe tifozëve të izraelit.

Shpallja është paraparë të ndodhë në orën 14 e 30.

Të akuzuar në këtë proces gjyqësor janë Visar Ibishi, Burim Istrefi, Leotrim Vojvoda, Flamur Gashi, Lulzim Gashi, Arton Ahmeti,Kenan Plakaj, Leotrim Musliu dhe Besart Peci.

Prokuroria Speciale e Kosovës i ngarkon të akuzuarit Visar Ibishi, Burim Istrefi, Leotrim Vojvoda dhe Flamur Gashi se nëpërmjet aplikacionit “Telegram” që supozohet se është i padëgjueshëm nuk mund të përgjohet)me dashje kanë pranuar thirrjen e  Lavdrim Muhaxherit ish-udhëheqësit të shqiptarëve në ISIS për të sulmuar lojtarët dhe tifozët e Izraelit.

Kombëtarja e Izraelit erdhi në Shqipëri më 12 nëntor 2016 për të zhvilluar ndeshje futbollistike për kualifikimet e Botërorit Rusi 2018.

Arton Ahmeti e Lulzim Gashi akuzohen për përgatitje të veprave terroriste në Kosovë ndaj ndërkombëtarëve, ose institucioneve të sigurisë, ndërsa Kenan Plakaj për import, eksport, furnizim, transportim apo prodhim të  paautorizuar të materieve plasëse.

Për armëmbajtje pa leje ngarkohen Leotrim Musliu dhe Besart Peci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat