Masa e paraburgimit u zëvendësohet me arrest shtëpiak

Lajme

Masa e paraburgimit u zëvendësohet me arrest shtëpiak

Më: 17 maj 2018 Në ora: 09:38
Pallati i Drejtësisë

Gjykata e Apelit e Kosovës ka njoftuar se ua ka ndërprerë paraburgimin të pandehurve K.M., P.D., H.K.,K.G.,J.Sh. dhe E.Sh.

Sipas Apelit, pas ankesës, të pandehurve, konform dispozitave ligjore, masa e paraburgimi u është zëvendësuar më atë të arrestit shtëpiak, e cila do të zgjas nga data 16.05 deri më 10.07 të këtij viti.

“Personat në fjalë po dyshohen nga ana e prokurorisë, se kanë kryer në bashkëveprim veprën penale” Sulm ndaj personit zyrtar, në kryerjen e detyrave zyrtare” nga neni 140, paragrafi 3., lidhur me paragrafin 31, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat